Fotoja bën xhiron e rrjetit, babai sheh “djalin” duke u larë në lavatriçe
Bluzet me fytyrat e fëmijëve tuaj, janë shumë të bukura deri në momentin kur i fusni ato në lavatriçe.
Kjo sepse një baba përjetoi frikën më të madhe në jetë kur gruaja e tij vendosi një këmishë me fytyrën e fëmijës së tyre në lavatriçe, duke kujtuar se fëmija i tyre po lahej në lavatriçe.
Por, për fat të mirë, babai e kuptoi me kohë se në realitet ishte vetëm një këmishë me fytyrën e djalit të stampuar që gruaja e tij e kishte futur për tu larë.
Babai më pas e ndau foton e skenës që pa në lavatriçe në rrjetet sociale.
“Ju lutemi, nëse keni ndërmend të lani këmishën tuaj të preferuar me fytyrën e fëmijës tuaj, vendosni një paralajmërim ose diçka …”, shkruan ai.