Pas tatuazhit për babin, Bora Zemani i dedikon një mamit

Për ditëlindje, Bora Zemani i dhuroi të atit një tatuazh në shpatullën e saj: gradën e kolonelit, grada e fundit që ai mbajti në 30 vite karrierë si oficer i Forcave të Amatosura Shqiptare. Dy muaj më vonë, erdhi momenti që mami i moderatores të merrte të njëjtën dhuratë.

Në të njëjtin stil e me bojë të kuqe, Bora bëri tatuazh buzët e kuqe të së ëmës,  modeluar sipas buzëve reale.

Bora-2

“Si vajzë e përkëdhelur, isha kudo pas mamit, duhej të shkoja kudo me mamin. Edhe vendi im i preferuar ishte prehëri i mamit tim, kudo, në dreka, darka, në shtëpi kur shihja TV etj. Duhej të rrija patjetër tek ajo. Dhe vendi i saj për të më puthur ishte supi im. Dhe më thoni, ka kujtim më të bukur për një fëmijë sesa puthjet e mamit? Prandaj, buzët e saj i bëra përjetë në trupin tim, tamam në vendin ku më ka puthur e më puth ajo gjithmonë (sepse i ulem akoma ndonjëherë në prehër). Të dua ma!” shkruan moderatorja në Instagram.

Duartrokitje për këto ide origjinale!

Meqë jemi këtu, e dinit që Bora është kopje e të ëmës? Ja ku është Bora:

Bora-4

 

Dhe ja e ëma:

Bora-3