‘E dija që do ta gjeja veten në portale’, Aurela Gaçe nxjerr videon në momentet e saj emocionuese, ja çfarë i ndodhi të premten kur këndonte live
Këngëtarja e njohur Aurela Gaçe ka surprizuar bashkëshortin e saj i cili kishte ditëlindjen me një urim përpara shumë personave për të cilët ajo këndonte në fundjavë në një nga klubet e kryeqytetit.
“Hemmm. Kjo ndodhi te premten. Ishte ditelindja jote. Une u mata ,nuk te urova ne rrjet ,ashtu sic mund te ndodhe zakonisht.
E dija qe do ta gjeja veten neper portale, edhe e mbajta per vete urimin. Pastaj erdhi nata une isha ne skene e nuk munda pa ta thene ne sy te te gjithe atyre njerezve qe vijne aty e me japin kaq shume dashuri.
Ashtu me erdhi e te therrita ne skene.
Mendova, e pse te mos e shfaq pakez ate cfare ndjej per ty nepermjet kenges tone “Shpirt i Shpirtit tim” Fundja fundit ,ata njerez qe me duan, le ta njohin edhe kete pjese te jetes time.
Une e di qe Zoti na i bashkoi rruget. Nuk eshte rastesi asgje.
E falenderoj ATE perdite qe te solli ne jeten time. Kaq per sot se edhe nuk kemi shume qejf ti shfaqim ndjenjat kaq hapur ☺️”