U përfol se do e merrte çmimin e parë për shkak të Florit, Eneda flet pas fitores së ‘Kënga Magjike’

Eneda Tarifa konkuroi këtë vit në “Kënga Magjike” me këngën “Ma zgjat dorën”, me të cilën arriti të fitonte çmimin e parë. Kjo këngë pati një impakt të madh tek publiku, sidomos pas ngjarjes së 26 nëntorit, duke qenë se teksti i saj lidhej shumë me situatën në vend. Së fundmi Eneda ishte e ftuar në emisionin “Tempora” në “Ora News”, ku tregoi se nuk e priste që kënga e saj të merrte aq hov pas asaj që ndodhi.

Eneda-2

Duke qenë se ajo u përfol se do të fitonte festivalin pasi kishte një këngë të punuar nga Flori Mumajesi, Eneda u shpreh se ajo vetë as që e mendonte këtë gjë. Madje ajo tregoi se nëna e saj kishte qenë e para që ishte shprehur skeptike nëse do të fitonte apo jo, pasi mendonte se nuk do ja jepnin sërish çmimin e parë një kënge të punuar nga Flori, duke pasur parasysh se ai fitoi vitin e kaluar. “E para që kontestoi këtë pjesëmarrje timen ishte ime më. I thashë mami do marr pjesë në ‘Këngën Magjike’ me Florin, e më tha po Flori fitoi vjet dhe s’ke për të marrë çmim me këtë këngë. Harroje çmimin e parë. I thashë nuk më intereson fare, unë do kem një këngë të mrekullueshme nga Flori dhe nuk jam futur fare më këtë mendim”, është shprehur Eneda në ‘Tempora’. Megjithatë ajo ka thënë se kënga e saj ishte shumë e bukur, ndaj mund të shpallej sërish fituese edhe nëse nuk do të ishte bërë lidhja me tërmetin e 26 nëntorit. /revistawho.com