‘Mos më detyro të postoj ca mesazhe që…’, Kejvina zbulon shkakun e sherrit me Einxhel Shkirës

Një ndërhyrje ne projektet e saj nga mikesha me te cilen ndante edhe buken, duket se paska qene shkaku i sherrit mes vajzave të njohura të ekranit, Kejvina Kthella dhe Einxhel Shkira të ci lat janë përleshur mbrëmjen e 15 tetorit në Liqenin e Thatë të Tiranës. Kejvina është zënë me Einxhel Shkirën aq sa kanë përfunduar në përleshje fizike dhe ngjarja ka ndodhur pranë shtëpisë së kësaj të fundit.

Pas përleshjes Einxhel bëri edhe një denoncim në Postën e Policisë në Farkë dhe çështja është duke u shqyrtuar nga organet përkatëse.

Por dy muaj pas kësaj ngjarje, Einxhel Shkira e ftuar tek “Rudina”, u shpreh se i ka falur Kejvinën dhe Oriolën dhe shpreson që edhe ato të mos kenë urrejtje.

“Unë jam shumë feministe, gjithmonë jam përpjekur që femrat t’i ndihmoj, nuk kam xhelozi për asnjë femër. Unë gjithë njerëzit i kam falur dhe nuk ushqej urrejtje për njerëzit. Do më dhimbseshin nëse do vazhdonin edhe ato në zemrat e tyre të ushqenin urrejtje dhe të kishin dëshirën për të më bërë keq”, tha ndër të tjera Einxhel.

Einxhel-2

Pas kësaj deklarate, Kejvina ka reaguar me një postim në Instastory ku shkruan:

“Hahahaha moj Einxhel Shkira, ça na qenke ti moj? Feministe? Beson me të vërtetë në ato budalliqe që ke thënë? Mos më detyro të postoj ca mesazhe që tregojnë komplet të kundërtën e asaj që ke thënë. Ti s’di punë tjetër o vajzë e dashur përveçse të merresh me jetën e të tjerëve dhe të fusësh intriga e të xhelozosh çdo gjë të bukur. Si të projekti im që ke futur hundët për të prishur punë. Ndërkohë që me mua haje, pije dhe rrije, ça është kjo mbështetje? Mos u shtir zemër, tregoi publikut se kush je në të vërtete”, shkruan Kejvina.