Ashtu siç ai di më mirë, Olti Curri ironizon paketën anti-shpifje të Ramës në mënyrën më origjinale

Paketa anti-shpifje ka nxitur reagimin kundër të shumë gazetarëv, analistëve e jo vetëm. Olti Curri ka ndarë një foto të Ramës në rrjet, duke ironizuar vendimet e këtij të fundit.

“Edi Rama, politikan i pa droguar, i pa korruptuar, i pa lidhur me krimin e organizuar, i ndershëm dhe që punon për shqiptarët. Me këto shpifje sa vjet burg haj unë?”, ka shkruar Olti, duke komentuar: “Rroftë Edi Rama. Merr blloko dhe Google se të gjitha këto të dalin aty”. Curri ka qenë ndër të paktët  personazhë që e kanë kundërshtuar publikisht paketën anti-shpifje që nga momenti kur ky propozim u kthye në kryefjalën e medias.

View this post on Instagram

Rrofte Edi Rama… Merr blloko edhe Google se te gjitha keto te dalin aty😉

A post shared by Olti Curri🧿 (@olticurri) on

Qëndrime kritkike kanë ardhur dhe nga ndërkombëtarët, që këtë paketë e shohin si censurim të fjalës së lirë.

/News31.al