Alteo është rritur tashmë dhe i kërkon llogari mami Fjodorës për kthimin në shtëpi në mes të emisionit | Video
E ftuar në emisionin “Me Bledin”, të premten ishte Fjodora Fjora.
Ndryshe nga shumë femra të tjera të cilat kanë pritur mashkullin ideal për të krijuar familjen, Fjodora, gjeti një mënyrë shumë fisnike.
Një grua në karrierë, prej shumë vitesh në ekran, moderatorja simpatike vendosi të bëhet nënë duke birësuar vogëlushin që mban emrin Alteo.
Kanë kaluar pothuajse 6 vite nga atëherë dhe sot Alteo i kërkon llogari mami Fjodorës për kthimin në shtëpi.
Ai e ka telefonuar në mes të emisionit dhe moderatori Bledi Strakosha i sugjeroi të ftuarës të përgjigjej duke e bërë kështu edhe vogëlushin pjesë të takimit të tyre. Një moment shumë i veçantë ky që nuk para ndodh në ekran, që emocionoi si Fjodorën ashtu edhe teleshikuesit. Për më tepër ju ftojmë të ndiqni videon e mëposhtme të shkëputur nga emisioni. /Kids’ Time