Aulona dhe Fatma shtatzënë për të dytën herë, në të njëjtën kohë?
Shoqe po, kolege prej vitesh po, Aulona dhe Fatma, dy moderatorët e ThumbON të cilat janë bërë nënë për herë të parë pak vite më parë, Aulona nënë e një vajze dhe Fatma nënë e një djali, janë sërish shtatzënë.
Ngjan sikur t’a kenë bërë me fjalë, pasi ditën e sotme janë fotografuar në befasi pranë një farmacie ku mbajnë një test shtatzënie në dorë. Të lumtura për këtë pritje të ëmbël, dritare.net sjell fotot e tyre së bashku.
Burime të sigurta për dritare.net, pranë dy moderatoreve konfirmojnë për shtatzëninë e tyre. Epo urime vajzave, koiçidencë e bukur.
/L.F-dritare.net