Horoskopi i datës 15 dhjetor 2019
Dashi
Kjo e diel do të nisë me disa dyshime për shkak të kundërshtimit të Venusit. Sot dashuria nuk është në atë mënyrë që ju do e dëshironit dhe një diskutim familjar mund të përfundojë në debate. Beqarët do të ndjehen nervoz për shkak të një çështje të pazgjidhur.
Demi
Fillim i mbarë i kësaj të diele për ju. Venusi do të jetë një mbështetës i madh për dashurinë tuaj në çift, por kini kujdes sepse mund të lindin edhe disa vështirësi në marrëdhënien tuaj për shkak të keqkuptimeve. Nëse jeni vetëm do të ndieni nevojën për t’u argëtuar dhe të mos mbylleni në shtëpi.
Binjakët
Gjatë kësaj dite mund të lindin disa tensione në jetën tuaj në çift. Nëse keni pasur probleme, përpiquni t’i zgjidhni ato dhe të shmangni keqkuptimet. Zemrat e vetmuara nuk duhet të nënvlerësojnë të njohurit e rastësishëm, mes tyre mund të jetë dashuria e jetës.
Gaforrja
Sot gjithçka duket se ju peshon më shumë se zakonisht. Gjendja juaj shpirtërore mund të krijojë probleme edhe në marrëdhëniet më të qëndrueshme. Debate mund të ketë edhe në sferën e familjes. Beqarët do të duhet t’i kushtojnë rëndësi ftesave për takime nëse nuk duan të rrinë vetëm.
Luani
Nëse keni pasur një zhgënjim në dashuri dhe po përpiqeni ta harroni atë është një kohë e mirë për ta kthyer faqen. Kapni gjërat e bukura që keni sot! Beqarët mund të jetojnë momente të mbushura me shqetësim gjatë kësaj të diele për shkak të keqkuptimeve, por fatmirësisht në mbrëmje gjithçka do jetë e qetë.
Virgjëresha
Një ditë shumë interesante, dashuria do të ecë pa probleme dhe ju mund t’i kushtoni vëmendjen e duhur dhe ngrohtësi partnerit/es tuaj. Do të arrini të merreni vesh shumë mirë duke marrë edhe vendime, të cilat do t’ju ndryshojnë jetën dhe do të jenë shumë të rëndësishme për të ardhmen.
Peshorja
Nuk ka shumë siguri në dashurinë tuaj dhe disa mendime ka shumë të ngjarë që t’ju ngatërrojnë. Nëse jeni çift, mos jepni një imazh të gabuar për veten tuaj. Ndërsa ata që janë vetëm do të realizojnë takime interesante që do të hapin horizonte të reja.
Akrepi
Ditë e mahnitshme kjo e sotmja për jetën në çift, erosi në qiellin tuaj do të bëjë që çdo keqkuptim me partnerin/en të zhduket. Për beqarët do të jetë një ditë e mbushur me lajme dhe takime të këndshme. Paraqiten mundësi të mira për të rritur të ardhurat, por duhet të keni më shumë besim në aftësitë tuaja.
Shigjetari
Falë kalimit të Mërkurit në shenjën tuaj do të ketë kënaqësi të mëdha në jetën tuaj dashurore për ju Shigjetar. Dashuria po lulëzon! Ditë me fat edhe për ata që janë vetëm. Sot ju do të jeni në qendër të vëmendjes dhe askush nuk do t’ju rezistojë!
Bricjapi
Fillon një fazë e rëndësishme për çiftet, shumë prej jush mund të realizojnë plane të rëndësishme. Për beqarët mund të ndodhë diçka e veçantë. Dashuria do të rezervojë takime të reja! Nëse jeni duke planifikuar të hapni ndonjë biznes, sot dita ju favorizon për projektet tuaja.
Ujori
Ditë e bukur për të dashuruarit, pasi janë rezervuar momente të mbushura me lumturi në prani të njeriut të tyre të zemrës. Gjithçka do të jetë e qartë në marrëdhënien e tyre. Beqarët sot do të kërkojnë flirtime të reja dhe do të zgjojnë emocionet.
Peshqit
Sot do të jeni të mbushur me një energji pozitive dhe do keni dëshirën e madhe për t’i dhënë më shumë emocione jetës në çift. Gjithashtu nuk do ju mungojnë edhe planet për projekte afatgjata në marrëdhënien tuaj. Beqarët duhet të jenë më të qartë dhe konkretë dhe të bëjnë të qarta se çfarë duan nga jeta.