Kritika të ashpra për Golden Globes
Pasi Golden Globes publikoi listën me nominimet përkatëse në secilën kategori, nuk munguan kritikat e ashpra në lidhje me faktin se për të shumtën herë, nuk ka asnjë regjisore grua të nominuar për çmimin prestigjoz.
Që nga viti 2000, Golden Globes ka nominar më shumë se 100 burra në kategorinë “Regjisori më i mirë” dhe vetëm katër gra. Në Oscars gjithashtu janë nominuar vetëm tre regjisore gra në 20 vitet e fundit, krahasuar me 87 burra.
Nuk është hera e parë që Golden Globes kritikohet për nominimet. Vitin e kaluar, kur prezantoi çmimin, Natalie Portman tha se “këtu të gjithë të nominuarit janë burra”. Pas kritikave të një viti më parë, u mendua se këtë vit gjërat do të ishin ndryshe, por ja që fatlumët për çmim janë: Bong Joon-Ho (Parasite), Sam Mendes (1917), Todd Phillips (Joker), Martin Scorsese (The Irishman) dhe Quentin Tarantino (Once Upon a Time in Hollywood). Rebecca Goldman nga fondacioni “Time’s Up” – që ka në qendër lëvizjen kundër ngacmimeve seksuale në Hollywood – tha se përjashtimi i grave nga kjo kategori nuk është një problem vetëm i Golden Globes – është një krizë e gjerë në të gjithë industrinë dhe është e papranueshme.
Charlize Theron tha për Los Angeles Times se mungesa e kandidateve gra në kategorinë e regjisorit/es më të mirë është “me të vërtetë, me të vërtetë qesharake”.
“Regjia nuk është një fushë ku gratë kanë patur mundësi të depërtojnë,” tha kryetari i “Time’s Up”, Heather Rabbatts për BBC në 2018-n. “Sa më shumë t’i njohim ato dhe t’i inkurajojmë, aq më shumë do t’i bëjmë gratë e tjera që të besojnë te vetja.”