“Kur modernizimi kaplon botën”, Ariana Fejzullahu ndan disa nga fotot më të veçanta deri tani
Ariana Fejzullahu, bashkëshortja e këngëtarit të njohur, Ermal Fejzullahu publikon shpeshherë në rrjetet e saj sociale momente të ndryshme nga përditshmëria, por edhe nga pushimet me më të dashurit e saj. Së fundmi ajo ka publikuar disa foto e veshur me kostumet tradicionale të kulturës shqiptare.
“Kur modernizimi kaplon botën, ne çdo ditë e më shumë e ruajmë traditën. E jona dhe gjithmonë me ne”, ka shkruar Fejzullahu krah fotove të fundit në rrjetet sociale, ku shfaqet mjaft e qeshur.
Fansat e saj e kanë komplimentuar si çdo herë këtë ‘look’ të Arianës, ndërsa në postim nuk ka munguar as komenti i bashkëshortit të saj, i cili e ka quajtur mbretëreshë./revistawho.com