Gratë që qëndrojnë për një kohë të gjatë beqare janë më të lumtura, mësoni arsyet
Numri i grave beqare sa po vjen dhe po rritet e duket se kanë goxha arsye se përse kanë bërë këtë zgjedhje.
Sipas një studimi të kohëve të fundit, shumë vajza dhe gra zgjedhin të qëndrojnë single dhe të shijojnë jetën e tyre për shkak se ndihen më të lumtura.
Nuk është aspak e vërtetë që të qënit beqar/e bën personin më të vetmuar apo të trishtuar. Në fakt, vajzat dhe gratë që nuk janë në një lidhje romantike ndihen më të lumtura dhe disa prej arsyeve janë këto:
- Kanë më tepër kohë për veten e tyre.
- Bëjnë lidhjet e tyre familjare dhe shoqërore më të forta.
- Udhëtojnë më tepër dhe shqetësohen më pak.
- Fokusohen në karrierën e tyre dhe se zbulojnë çfarë ju pëlqen në të vërtetë.