Arilena Ara flet për këngën e saj pjesëmarrëse në ‘Festivalin e Këngës’: Është një ndjesi personale

Arilena Ara është një nga 20 artistët pjesëmarrës në ‘Festivalin e Këngës’, që është edhe pretendente për të fituar çmimin e madh. Ditën e djeshme u publikuan të gjitha këngët e festivalit dhe u zbulua se Arilena konkuron me një baladë shumë të ndjerë. Kënga e saj ‘Shaj’ u prit mjaft mirë nga publiku, sidmos nga fansat që shpresojnë që ajo të përfaqësojë Shqipërinë në ‘Eurovision’. Ditën e sotme Arilena ka treguar se kjo këngë është mjaft e rëndësishme për të, pasi është një ndjesi tepër personale. “‘Shaj’ nuk është vetëm një këngë, nuk është thjesht muzikë… Por një ndjesi personale, me shpirtin tim brenda! Faleminderit që më doni dhe nëse ‘Shaj’, apo ‘Mallkoj’”, ka shkruar Arilena në një postim në ‘Instagram’.

Arilena-2

Për ‘Shaj’ këngëtarja ka bashkëpunuar me Liridon Berishën që ka bërë tekstin e këngës dhe Darko Dimitrov, i cili ka realizuar muzikën e saj. Kujtojmë se ‘Festivali i Këngës’ do të mbahet në datat 19, 20 dhe 22 dhjetor në ‘Pallatin e Kongreseve’. /revistawho.com