Ndahet nga jeta Marie Fredriksson e ROXETTE

Ditën e sotme është ndarë nga jeta këngëtarja e grupit të njohur të viteve ’90 ‘Roxette’, Marie Fredriksson. Këngëtarja kishte 17 vite që luftonte me kancerin, dhe mbylli sytë në moshën 61-vjeçare. Në vitin 2002 ajo njoftoi të gjithë ndjekësit e saj se mjeku i kishte dhënë vetëm 1 vit jetë. Gjendja shëndetësore nuk e ndali këngëtaren, e cila jo vetëm sfidoi sëmundjen po arriti të këndonte dhe në vitin 2018 nxori albumin e saj. Ajo ishte e martuar me kitaristin e grupit, Mikael Bolyos dhe kishte dy fëmijë.

Rox-6 Rox-5 Rox-4 Rox-3 Rox

Rox-7