Përlotet Fifi: Jam shumë e lumtur dhe krenare që më në fund jemi bashkë…
Këngëtarja shumë e dashur për publikun shqiptar, Fifi ka qenë e ftuar në ‘E Diell’ ku ndër të tjera ka folur edhe për tragjedinë e 26 nëntorit ku tërmeti i fuqishëm goditi vendin tonë.
Ajo është prekur dhe është përlotur gjatë emisionit ku u shpreh se ndihet shumë krenare që Kosova e Shqipëria u bënë bashkë për t’ju ardhur në ndihmë njerëzve të prekur nga tërmeti.
“Dua të shpreh ngushëllimet e mia për krejt familjet. Më vjen shumë mirë që shqiptarët janë bërë bashkë për të ndihmuar ata që kishin nevojë. Kosova ka ardhur në vendin e saj. Edhe ne kur kishim luftën, kemi ardhur këtu në vendin tonë. Jam shumë e lumtur dhe krenare që më në fund jemi bashkë. Ishalla hiqet edhe ai kufi dhe bëhemi bashkë siç duhet”, u shpreh Fifi e përlotur.