Eva Alikaj: Elsa e Pallatit 176 ishte një rol i lodhshëm për t’u bërë komike
Mbrëmjen e djeshme, aktorja Eva Alikaj që të gjithë e njohim se Elsa e Pallatit 176, ishte e ftuar në Zonë e Lirë.
Ajo foli ndër të tjera për rolin e saj që ka bërë shumë bujë, atë të Elsës, që e ka luajtur për 5 vite. Ajo tregoi se ka qenë rol i këndshëm, por edhe lodhës për t/u bërë komike.
“Ta luash për 5 vjet, e sforcoja gjithmonë veten në shfaqjet e Pallati 176. Në fillim ka qenë shumë e këndshme, për mua ishte shumë e lodhshme, që të ishe aq e freskët, aq komike. Më dukej sikur lekët duhet t’i paguaja unë, aq shumë më pëlqente si profesion, merrja lekët dhe ia jepja mamit. Unë nuk e ndjej veten të harruar. Unë ika jo për të ndenjur, por ashtu erdhi puna, qëndrova për djalin”, tha Eva Alikaj./E.B-dritare.net