I sëmurë e i harruar/ Zef Deda surprizon Mjeshtrin e Madh të humorit

“Mjeshtri i Madh”, artisti i humorit shkodran Gëzim Kruja ka mbushur 80-vjeç dhe ish-kolegu i tij Zef Deda e ka surprizuar në këtë ditë të veçantë.

Gazetari Senad Nikshiqi nga Shkodra, ka kontaktuar Zef Dedën dhe kanë vendosur së bashku të shkojnë ti bëjnë vizitë surprizë humoristit shkodran.

Gëzim Kruja duket i habitur kur sheh në derën e shtëpisë aktorin Zef Deda. Në këtë 80 vjetor, Kruja po kalon momente të vështira shëndetësore dhe e ka të pamundur të flasë.

Teksa fshin lotët me shaminë e tij të nxjerrë nga xhepi Zef Deda shprehet:

“Gëzimin e kujtojnë të gjithë, sidomos kur janë fjetë. Po ka edhe nga ata që janë zgjut e thonë hë se po shkoj sot, e hë se po shkoj nesër…Ca deshe me thanë? Ah, po ka të drejtë, ka të drejtë…nuk ka ardh kush me e kujtu. Vetëm këta të familjes, edhe njady të tjerë bashkë me televizionin”.

Gëzim Kruja, humoristi shkodran ka lindur në 4 dhjetor 1939. Një jetë në skenën shkodrane të humorit, ka spikatur me rolet e tij. Ka shkruar 15 komedi, 10 recitate, 2 libra me monologë gazmor.

Ka interpretuar mbi një mijë role në skeçe të ndryshme dhe ka 52 vite që ushtron profesionin e humoristit. Në vitin 2004 ka marrë titullin “Krenaria e Qytetit”.

Në vitin 2005 merr titullin “Naim Frashëri i Artë” dhe në vitin 2010 titullin “Mjeshtër i Madh”.

https://mobile.facebook.com/story.php?story_fbid=1609137212562615&id=334199116723104&anchor_composer=false