Modelja habit ndjekësit me fytyrën e lyer me gjak, vërshojnë komentet. Vajza e biznesmenit zbulon maskën e re nga periodat

Modelja e njohur shqiptare Niki Delijorgji ka postuar në rrjetet sociale një foto ku tregon se çfarë maske ka aplikuar për fytyrën e saj, dhe nuk është aspak ajo që ju shkon tani në mendje.

23-vjeçarja e cila duket me fytyrën e ngjyer me të kuqe, tregon se ajo që ka vendosur në fytyrë është gjaku i menstruacioneve.

Niki-2

Siç e shihni edhe në mbishkrimin e fotos që ajo ka postuar, shkruhet: “Maskë fytyre miliona dollarëshe nga gjaku i vaginës së bukur”.

Niki-3

Pasi komentet dhe reagimet i vërshuan në Instagram, Niki reagoi sërish dhe shkruan.

Niki-4

“O Zot nuk mendoja se story im do të ishte kaq kontraversal. Sa shumë mesazhe shokuese nga vajzat. Zonja, gjaku ynë ka kaq shumë vitamina dhe është një superushqim. Ju këshilloj të jeni më intime me trupin dhe sekrecionet tuaja. Kjo do ta ndryshojë përfundimisht lidhjen tuaj me trupin”, shkruan Niki e cila me tej thekson se tani mezi pret qe ti vijne periodat.

Niki-5

Niki është e dashura e këngëtarit me origjinë nga Kosova, Alban Ramosaj dhe vajza e biznesmenit, Mihal Delijorgji.