Në moshën 50-vjeçare, Jennifer Lopez është gati për një fëmijë tjetër

Marrëdhënia e tyre po shkon në mënyrën më të mirë të mundshme. Bëhet fjalë për Jennifer lopez dhe Alex Rodriguez, të cilët pasi u fejuan, po mendojnë për një fëmijë. Edhe pse është 50-vjeç, kjo se ndalon aspak JLo të bëhet sërish nënë. “Unë dua sërish fëmijë. Nuk e di çfarë plani ka Zoti, por do doja ta provoja. Jam gati për të bërë sërish fëmijë”, ka thënë këngëtarja dhe aktorja për Revistën People. Dyshja e njohur ka nga dy fëmijë secili nga martesat e mëprashme dhe të gjithë fëmijët bashkë shkojnë për mrekulli me njëri-tjetrin.

JLO-2