Tërmeti/ ‘Pasojat janë shumë më të mëdha, mbi 10 mijë njerëz mbetën pa strehë’
Pasojat e tërmetit në Shqipëri janë shumë më të mëdha nga sa ishte menduar. Kështu shkruajnë mediat austriake, duke iu referuar Kryqit të Kuq.
“Së paku 10 mijë njerëz kanë mbetur pa shtëpi dhe mbi 6500 banesa janë dëmtuar,” tha Juergen Hoegl nga Organizata e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës.
Sipas tij, për të ndihmuar familjet në nevojë është planifikuar një pagesë prej 90 eurosh në muaj për 600 familje.
Përveç kësaj, Kryqi i Kuq ka ofruar edhe gjeneratorë, pako higjienike, batanike dhe shtretër kampi në Shqipëri.