Eliza Dushku do të japë kontributin e saj për të prekurit nga tërmeti sëbashku me Universitetin e Harvardit

Eliza Dushku do të japë kontributin e saj lidhur me të prekurit nga tërmeti. Dokumentari që aktorja realizoi për Shqipërinë, në bashkëpunim me të vëllain, Nate Dushku, do të shfaqet në Universitetin e Harvardit.

Eliza-2

Sipas ‘Prive.al’, biletat do të jenë falas. Pas shfaqjes së ‘Dear Albania’, do të nisë mbledhja e fondeve për të gjithë ata që dëshirojnë të kontribuojnë. Kjo nismë është realizuar nga Eliza, Nate dhe studentët shqiptarë në Harvard. Dushku ka reaguar edhe në rrjetet sociale, pas lajmit mbi situatën në Shqipëri.