Ermal Mamaqi dhe Ami Toska përjetojnë eksperiencën më të dhimbshme në biznesin e tyre

Që të dy, si Ermali, ashtu edhe Ami, kanë qenë shumë aktivë në faqet e tyre në rrjete sociale këto ditë. Personazhe popullorë dhe shumë të ndjekur, çifti i famshëm ka bërë çdo gjë për të sensibilizuar njerëzit që të kontribuojnë në këtë moment fatkeqësie për kombin tonë. 

Ermal Mamaqi njihet si një mbështetës i iniciativës “Fundjava ndryshe”, e drejtuar nga Arbër Hajdari. Ai gjithmonë ka treguar se i pëlqen të merret me aktivitete, t’i mbështesë ato dhe të ndodhet aty ku njerëzit kanë më shumë nevojë. Kështu që ka qenë më se e natyrshme që ai vijoi ta japë këtë kontribut edhe në këto ditë të vështira për të gjithë ne.

View this post on Instagram

Shpërndani pozitivitet. 🙏 Mund tia dalim! #shperndanipozitivitet #staypositive #goodfrecuency #albania #tirane

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial) on

Ermali ka postuar vazhdimisht mesazhe sensibilizuese dhe ka bërë thirrje për solidaritet. Madje, ai ka hedhur edhe disa vargje që i përshtaten këtij momenti të dhimbshëm, të cilat janë bërë virale në rrjet, duke u shpërndarë me shpejtësi.

https://www.instagram.com/tv/B5dWzQwBoZe/?utm_source=ig_embed

“Nëse nuk mund të jesh lapsi që vizaton buzëqeshjen në jetët e atyre që do, atëherë bëhu goma që fshin vuajtjet e tyre. Mos i thuaj Zotit se sa e madhe është furtuna që kalon, por thuaji furtunës se sa i madh është Zoti që beson…”

https://www.instagram.com/p/B5YNYNhlXy9/?utm_source=ig_embed

Ndërkohë, të njëjtën gjë ka bërë edhe bashkështorja e tij, Amarda Toska. Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj një moment shumë të dhimbshëm kur disa klientë kanë shkuar në filialin e tyre në Durrës, jo për një martesë, por për mort.

https://www.instagram.com/p/B5aaAHOl0tV/?utm_source=ig_embed

“Shumë herë kam derdhur lot gëzimi dhe mallëngjimi kur kemi përcjellë vajza me fustane nusërie. Kurrë nuk ma merrte mendja që mund të derdhja lot dhimbjeje si sot për të bukurat Diena dhe Esiela. Në filialin tonë në Durrës erdhën disa klientë dhe bënë një kërkesë rrënqethëse… Dy fustane nusesh për dy vajza që do t’u thonë lamtumirë të gjithëve në ditën e varrimit të tyre. Ishin familjarët e Diena dhe Esiela Karanxhaj, 30 dhe 9 vjeç. Nëna dhe vajza që humbën jetën nga tërmeti. Fustanet e bardha sot ato nuk i veshin për t’u bërë nuse, por për t’u bërë engjëj që do na shohin nga atje lart dhe kjo ma thyen zemrën”, shkruan Ami.