“Riselda Sejdija, të ardhurat nga Yoga, i dërgon në Durrës”
Artistët në këtë situatë emergjence janë organizuar ndër të parët për të ardhur në ndihmë të të dëmtuarve nga tërmeti. Nuk mungoi në këtë nismë edhe koreografja e njohur Riselda Sejdija që tashmë është bërë një emër i njohur në Dubai për Yoga.
Ajo ka vendosur që të gjitha fitimet nga workshopi i fundit në qendrën e njohur të Yogas në Dubai ti dhurojë për të moshuarit e dëmtuar nga tërmeti në Durrës.