Pallati 12 katësh në Durrës, inxhinierja qetëson banorët e Durrësit: Dëmet janë të riparueshme

Inxhinierja e njohur Luljeta Bozo, ka inspektuar ditën e sotme zonat e prekura nga tërmeti në plazh të Durrësit.

Një godinë 12 katëshe që ndodhet në lagjen 17 të qytetit të Durrësit ka shqetësuar 285 familje që jetojnë aty, ndërsa ata thonë që pallati rrezikon të shembet.

Nga ana tjetër, inxhinierja, ka qetësuar banorët duke u thënë se pallati nuk ka rrezik shembje.

Bozo: Nuk e jap unë përgjigjen, por më duket që janë defekte që riparohen. Muratura duhet bërë sipas rregullave teknike.

Në terren grupet e ekspertëve vendas dhe të huaj vazhdojnë punën për të parë me hollësi dëmet që kanë pësuar banesat në qytet dhe lagjet periferike të tij./ I.M-Dritare.net