Grabitje epike në Milano/ Hajdutët kthejnë orat 600 mijë euro me një shënim: Janë fallco!
Një grabitje me vlerë mbi 600 mijë euro, një rikthim po aq i pazakontë dhe një letër e shkruar me dorë që shton misterin… Është ky rasti tejet i pazakontë në Milano. Gjithçka ndodhi shumë shpejt në hotelin prestigjioz The Westin Palace. Një turist amerikan u bë viktimë e grabitjes spektakolare, një çantë e zezë…
GJKKO/ Atentati ndaj Ndojës, Valteri: Babai i Malokut më tregoi videon e dy personave që pretendonte se i vranë djalin! Rraja më telefonoi dhe më tha…!
Ish-deputeti Halit Valteri, i cili po dëshmon në GJKKO në gjyqin për atentatin ndaj Arjan Ndojës, ka deklaruar se babai i Andi Malokut, i cili mbeti i vrarë, e ka kontaktuar dhe i ka treguar një video të dy personave që ai pretendonte se i kanë vrarë të birin. Valteri thotë se në parlament asokohe…
I fshehur akoma në bunker nga frika e një atentati, a do e konfirmojë Lideri Suprem Khamenei armëpushimin e Trump?
Armëpushimi midis Izraelit dhe Iranit i shpallur nga Donald Trump dje mbetet “i brishtë”, pasi ai fillimisht u shkel, derisa presidenti amerikan më në fund kërkoi publikisht angazhimin e palëve në zbatimin e tij. Megjithatë, Ajatollah Ali Khamenei, njeriu që tërheq fijet pas asaj që po ndodh në Teheran, ende nuk e ka konfirmuar armëpushimin….
“Flinim në dyshekë ajri pa asnjë të hollë në llogari”, grimieri Ariel kujton kohët e vështira në datëlindjen e Anxhelinës
Anxhelina Hadërgjonja festoi datëlindjen ditën e djeshme dhe urimet për të kanë qenë të shumta. Por, ai që spikati më shumë, me fjalë të zgjedhura e histori që nuk i kishim dëgjuar më parë ishte grimieri, Ariel.
Njëkohësisht mik i ngushtë me Anxhelinën Ariel ka sjellë në kujtesë momentet më të rëndësishme të miqësisë 6-vjeçare, që duket se ka kaluar mes historish tipike të filmave në Hollywood. “U shpërngulëm në Los Anxhelos pa patur asnjë të hollë në llogari, duke u përpjekur të kuptonim se si do t’ia dilnim aty”, ka shkruar grimieri.
Ai gjithashtu ka kujtuar se si në një periudhë kohe kaq të vështirë, flinin në tokë në një studio të vogël, me dyshekë me ajër që shfryheshin teksa flinin. “Edhe atëhere ishim kaq të lumtur”, ka theksuar Ariel. Anxhelina është prekur nga dedikimi i mikut të ngushtë, duke komentuar: “Nuk dështon kurrë kur vjen puna të më bësh të qaj sa herë kam datëlindjen”.