Anxhela Martini dhuron 30 mijë euro për të prekurit nga tërmeti
Anxhela Martini i është bashkuar grupit të personazheve që u solidarizuan me pasojat e rënda të tërmetit në Shqipëri. Modelja ka kontribuar me 30 mijë euro për të ardhur në ndihmë të të prekurve nga tërmeti.
“Tragjeditë qënkan më të dhimbshme kur flasin gjuhën tënde”, e ka nisur shkrimin e saj Anxhela, duke bërë thirrje për të tjerë njerëz që të ndihmojnë në të njejtën nismë. Siç ka theksuar dhe vetë modelja, kontributin e saj nuk e ka bërë publik për bujë mediatike, por për të dhënë një shembull tek ata të cilët dëshirojnë të japin kontributin e tyre. /News31.al