Humbi njeriun e shtrenjtë nën rrënoja, gazetarja Ornela Gaçe revoltohet me lot në sy

Më tej gazetarja shpjegoi se bashkëshorti i kushërirës ka qenë me fat që ka shpëtuar pasi ndodhej në tualet në atë momente dhe ajo pjesë e pallatit e kishte të paprekur pjesën mbajtëse.

Gazetarja Ornela Gaçe ka reaguar e revoltuar pasi nën rrënojat e njërit prej pallateve që u shembën në Durrës, humbi vajzën e xhaxhait, Xhuljeta Gjonajn, 53 vjeç.

E ftuar në emisionin “Rudina”, Gaçe shprehu revoltën e saj ndaj ndërhyrjes në kolonat e atij pallati. Ajo shorehu dhimbjen që ndjente për humbjen e njeriut të afërt ndërsa shtoi se duhet të dalin para drejtësisë ata që kanë hequr kolonat e atij pallati për të bërë një lokal panoramik.

Më tej gazetarja shpjegoi se bashkëshorti i kushërirës ka qenë me fat që ka shpëtuar pasi ndodhej në tualet në atë momente dhe ajo pjesë e pallatit e kishte të paprekur pjesën mbajtëse.

“Momente shumë kritike do të thoja, situatë shumë e rëndë. Të gjithë jemi mësuar me vdekjen, por sidomos kur vdekja nuk të lë vend për të ngushëlluar dhe për të përjetuar hallin e të afërmve të t’u qenka një situatë edhe më tragjike seç mendohej. Vajza e xhaxhait tim ndodhej në katin e dytë të pallatit 6- katësh, i cili për fakt të kësaj fatkeqësie natyrore, por jo vetëm do të thoja unë. Unë kam një apel shumë të fortë tek ata që kanë futur dorën tek kati i parë i asaj banese, që duhet të jenë personat e parë përgjegjës që duhet të jenë para ligjit. Kam një apel shumë të fortë për këtë.

Sepse ndoshta nuk do ishte një shifër kaq e madhe humbje jetësh brenda këtij pallati. Aty janë prerë, siç e dimë të gjithë, muret mbajtës dhe kolonat mbajtëse për të bërë një kafe panoramike, sa më të bukur, për ta pirë kafen afër pallatit, tek shkalla. Kjo ka qenë le të themi, është si të mbash godinën në ajër, ai ka qenë kati i parë menjëherë pas lokalit, kati i sipërm. Vajza e xhaxhait tim ka tentuar të dalë tek pjesa e derës, por si duket paniku e ka mbërthyer dhe ka tentuar të dalë tek pjesa e shkallëve dhe pastaj aty i ka rënë traversa e 3 kateve që janë varur poshtë. Deri në momentin e fundit, të paktën siç dëgjoja nga kolegët e mi gazetarë, se aty ishte e pamundur, jepte shenja jete. Por doli nga rrënojat e pajetë, pas kërkimeve që zgjatën në orë të tëra, pas një ankthi të frikshëm të familjarëve që prisnin përjashta.

Bashkëshorti ka qenë në tualet në atë moment dhe nuk ka dalë nga tualeti. Ndoshta ajo pjesë e pallatit ka qenë më pak e riskuar se ka qenë pjesa fundore, pjesa e godinës që është shembur e para ka qenë pikërisht aty ku është bërë ndërhyrja. Prandaj e kam këtë apel të fortë. Kush i ka futur duart në atë pallat duhet të dalë para ligjit. Kjo është kërkesa e familjarëve, kjo është kërkesa e gjithë jetëve të humbura.

Xhaxhai im në këto momente që flasim nuk e pranon dot që vajza e tij ka ndërruar jetë. I thërret kushërirës sonë me emrin e saj. Një tragjedi që akoma është e paprekshme, e paperceptueshme,”- tregon ajo me lot në sy.

Gjonaj ishte një nga 51 viktimat që mori tragjedia e 26 nëntorit. Mbi 900 të tjerë mbetën të plagosur, ndërsa të ndjerët janë përcjellë për në banesën e fundit.

Toka vijon të dridhet. Tashmë ka nisur puna për idenftifikimin e dëmeve dhe paralelisht po mblidhen fonde.

(f.m/dosja.al)