Pas ngjarjes tragjike të familjarëve të saj, Evi Reçi rikthehet në punë: Asgjë nuk ka rëndësi sa jeta
Pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit, Evi Reçi humbi disa nga personat e saj më të afërt. Xhaxhai i saj së bashku me familjen e tij humbën jetën nën rrënoja dhe dhimbja për Evin ishte shumë e madhe. Përveç tyre u nda nga jeta edhe një nga mikeshat më të mira të fëmijërisë së moderatores, Diena, ndaj kjo ngjarje ka lënë gjurmë të thella tek Evi. Përmes postimeve në rrjete sociale ajo shprehu publikisht dhimbjen për ndarjen e tyre nga jeta, duke treguar sa keq e ka përjetuar këtë moment.
View this post on InstagramTe pranosh te papranueshmen. Me ndodhi dhe mua. I ndodh kujtdo. Sa e cuditshme! Ne momente te veshtira dhe te dhimbshme, te rikthehen ne mendje kujtimet me te bukura… Ashtu mu kujtua dhe Kristi im, qe kercenim dhe kendonim bashke, ashtu dhe Klausi qe qante qe se merrnim me vete se ishte i vogli e ne te “medhenjt”, ashtu dhe Axha Edi qe humori verior ishte ne cdo fjalen e tij, ashtu dhe Dolora qe dedikoi jeten per familjen e saj. Po ashtu me rikthehu kujtimet dhe Diena, shoqja ime e femijerise… dilnim, benim thashetheme, ndanim sekretet. Sic ishte ne fillim dhe ‘sekreti’ per dashurine tende, per Dorin qe me pas te pikturoi jeten me portretin e Esieles e vogel qe tu be motivi i jetes. Ishit te gjithe bashke. Nje pse e madhe, nje boshllek i madh, nga nje termet i madh. Zemren e kam plage! Nje faleminderit per te gjithe ju qe me keni shkruar dhe me keni qendruar afer cdo moment me dashurine dhe dashamiresine tuaj. Zoti ju bekofte 🙏🏻
Megjithatë asaj i është dashur të vazhdojë të ecë përpara dhe t’i rikthehet sërish punës e rutinës së përditshme. Ditën e sotme Evi është rikthyer sërish në ekran, por e veshur me të zeza kokë e këmbë, diçka që simbolizon zinë dhe dhimbjen për jetët e humbura. Reçi ka publikuar në ‘Instagram’ një foto të saj dhe përkrah ka shkruar: “Asgjë nuk ka më shumë rëndësi sesa jeta. Bashkë, më të fortë se kurrë!“.
Në këtë mënyrë Evi ka dhënë dhe një mesazh për të gjithë se jeta vazhdon dhe se duhet të përballojmë me forcë çdo sfidë të saj. /revistawho.com