Me siguri, kush ka humbur nga një prind do ta gjejë veten tek fjalët emocionuese që ndau Sara Hoxha me të gjithë

Ndarja e parakohshme nga jeta e Dritan Hoxhës solli trishtim tek të gjithë miqtë, bashkëpunëtorët e tij, si dhe tek ata që e njihnin si figurën që themeloi dhe nisi rrugëtimin e suksesshëm të Top Channel. Edhe pse kanë kaluar 11 vite, dedikime të shpeshta lidhur me mungesën e të atit shohim nga ana e Lorit dhe Sarës në rrjetet sociale.

Kjo e fundit, në një postim në Instagram ka ndarë me ndjekësit një shkrim, që përshkruan gjithë ndjesitë që mund të përjetojë dikush që e ka provuar hidhërimin e humbjes së prindit. Nisur nga nostalgjia e festave, atmosferë që çdokush e shijon nën efektin e gjallërisë e gëzimit, në postim theksohet se në mungesë të imazhit të familjes së plotë, asgjë nuk shijohet më njësoj. “Të tjera herë, dhimbja është ka qe madhe sa nuk mund ta shoh në mënyrë të drejtpërdrejtë”, theksohet në shkrimin që Sara ka ndarë në rrjet.

Sara-2

Në pak rreshta, me krahasime të zgjedhura e fjalë të veshura me emocion, me siguri të gjithë ata që e kanë kaluar këtë eksperiencë të hidhur do ta gjejnë veten tek fjalët e Sarës:

“Kur vijnë pushimet, e ndjej shumë mungesën e nënës time. Nëse keni humbur një prind, besoj se ndiheni njësoj. Ndonjëherë, mungesa është shurdhuese. Gjërat që dikur ishin plot dritë e gjallëri, si përshembull dekorimi i pemës, duken të mbytura. Nuk mund t’i shijoj më si do doja t’i shijoja. Të tjera herë, dhimbja është kaq e madhe sa nuk mund ta shoh në mënyrë të drejtpërdrejtë. Njësoj si diellin. Mund të shoh përqark tij, por nëse ia ngul sytë në mënyrë direkte, do ta lëndoj veten pa lënë mundësi për shërim.”