Fotoja prekëse pas tërmetit/Kameramani i “Top Channel” xhiron me fëmijën në krah

Tërmetet që goditën Shqipërinë i kanë futur qytetarët në panik duke e vështirësuar jetën e tyre të përditshme. Televizionet transmetojnë moment pas momenti situatën në Durrës, Thumanë e Tiranë, duke informuar audiencën për çdo të re. Por çfarë ndodh pas kamerave shikojeni në këtë foto. Një kameranan i “Top Channel” ka marrë fëmijën me vete, për ta pasur të sigurt pranë vetes. Fotoja është mjaft prekëse, pasi në momentin që babai vazhdon punën i fiksuar pas kamerës, fëmija shihet tek fle i sigurt në krahët e tij./Story.al