Këtë verë do të martoheshin, sot janë nën rrënoja. Historia tragjike e çiftit në Thumanë, humbën edhe…

Rrëqethëse është edhe historia në familjen Cara në Thumanë, pasi nga 9 pjesëtarë, vetëm 2 prej tyre kanë arritur të mbijetojnë. 4 prej tyre janë ende nën rrënoja, mes të cilëve edhe Stela me Almirin.

Almir Cara është vetëm 29 vjeç. Ai me të fejuarën e tij Diastela Steneci, 25 vjeçe, aktualisht ndodhen nën rrënojat e një pallati të shkatërruar në Thumanë.

DAB826E4-46FE-4363-87DC-91E8ABC4AC8E

Çifti i ri planifikonte të martohej këtë verë.

Ndonëse familjarët e tyre shpresojnë ende që të rinjtë të nxirren gjallë, sa më shumë koha kalon aq edhe më i vështirë duket ky mision. “Sipas konfirmimeve të autoriteteve greke që po kërkojnë në mënyrë më të specializuar, nuk ka shenja jete“, tha gazetari Spartak Koka në Opinion.