Po ndihmonte të prekurit nga tërmeti, Noizy dhunohet nga forcat e policisë së Durrësit
Një ndër figurat e njohura të ekranit që ju ka ndejtur pranë të prekurve nga tërmeti, ka qenë reperi Noizy. Ai ka qenë në Durrës pranë zonës ku janë ngritur çadrat për të gatuar ushqim për të gjithë.
Por në një lidhje direkte për emisionin ‘Ftesë në pesë’, reperi ka treguar se forcat e policisë janë përpjekur ta dhunojnë gjatë qëndrimit të tij në Durrës, ndërkohë që po ndihmonte të prekurit nga përmeti.
“Unë jam këtu me ndihmuar me aq sa kam mundësi shikoj se ka ardhur forcat Renea njëri prej ktyre është shumë grindavec, unë kam këtu gjithë ditën dhe jam duke ndihmuar un nuk jam fëmijë por një punonjës shteti duhet të ketë një mënyrë komunikimi, u munduan të më ushtrojnë dhunë por nuk ja dolën, jam carë tek këmbët nga tentativa për të më ushtruar dhunë. Zbrit poshtë nga këtu. Unë nuk dua të më trajtojnë mirë se jam Noizy por njeriu nuk trajtohet në atë mënyrë sidomos në këtë situatë. Nuk është ashtu sepse janë disa persona që po zihen me këtë person, Unë me shpresë të zotit do të shkojmë bashkë në stadium, i bëj thirrje kuzhinierëve që të ndihmojnë të gatuajnë ushqim sepse njerëzit kanë nevojë të hanë, Ju lutem të gjithëve që të krijojnë një strehim për të gatuar dhe njerëzit ti konsumojnë ato”, është shprehur Noizy.