Vdiq nga tërmeti, kush është balerina që njihej si ‘Evi Kardashian’

Vdiq nën rrënojat e tërmetit, ja kush është balerina që njihej si ‘Evi Kardashian’. Historia e saj trishtuese
Tërmeti katastrofik me magnitudë 6.4 ka marrë të paktën 39 jetë njerëzish në Thumanë dhe Durrës.

FBEF3EEA-6477-42E3-9916-91338CABA7B8

Mes viktimave të tërmetit 6.4 ballë që goditi Shqipërinë ishte edhe 28-vjeçarja, Eviola Broshka. Ajo u nxor e pajetë nga rrënojat e hotel “Miramare” të Durrësit.

Të afërmit e saj kanë dërguar informacione dhe mesazhe në “JOQ”, ku tregojnë se e reja punonte balerinë dhe me emrin e artit njihej si “Evi Kardashian”.

71DACC13-5F62-44C4-934A-035FD53DA34B

Pershendetje te gjithe shqiptareve! Dhimbja eshte e krejt Shqiptarise! Zoti eshte ai qe cakton fatet tona i lutemi zotit qe te bej mrekullirat e jo trazira! Dua t’ju informoj mbi vajzen me emrin ‘Evi Kardashian’! Vajza quhet Eviola Broshka nga Elbasani e vetme ne Tirane pasi ka vetem te emen e cila eshte e semure! Evi punonte per te kuruar te emen por nuk ja doli dot! Punen e saj te gjithe e paragjykojen por shpirtin askush nuk ja gjykon dot. Me dhimbje per gjithe Shqiptaret ti lutemi zotit qe jetet e humbura te prehen te qeta ne parajs ! Durim per te gjithe Shqiptarine!” shkruhet në mesazh.