Edhe Mario solidarizohet me shqiptarët, kërkon të japë ndihmën e tij në këtë mënyrë
Grimieri i njohur shqiptar me famë ndërkombëtare, Mario Dedivanovic, ka reaguar pas lajmit tragjik të tërmetit që tronditi Shqipërinë mëngjesin e sotëm. Ai ka ofruar ndihmën e tij monetare dhe çdo lloj ndihme që mund të japë. “U zgjova nga ky lajm i trishtuar për tërmetin në Shqipëri. Lutjet nuk janë të mjaftueshme. Unë po përpiqem të gjej një organizatë që mund të dhurojmë për të ndihmuar viktimat dhe familjet e tyre gjatë kësaj kohe të vështirë. Ju lutem më njoftoni në komente nëse ka diçka të vendosur për të ndihmuar pasi nuk mund ta gjej një të drejtë tani. Faleminderit”, ka shkuar ai krahas fotos së flamurit shqiptar dhe asaj ku përfshin mbështetjen e forcave speciale të Kosovës. Fotoja tregon momentin e luftës së Kosovës në vitin 1999, ku vendi ynë hapi dyert për shumë familje kosovare dhe në foton bashkangjitur është pamja e autokolonës kosovare nisur drejt Shqipërisë.
View this post on Instagram#prayforalbania. I woke up to this sad news about the earth quake in Albania. Prayers are not enough though. I’m trying to find an organization that I (we) can donate to to help the victims and their families during this difficult time. Please let me know in the comments if there is something set up to help as I can not find one right now. Thank you 🙏🏻♥️ (update: swipe up in my stories to donate if you can to @fundjavendryshe )