Ledri Vula hap dyert e shtëpisë për të prekurit nga tërmeti

Nëpërmjet një postimi në Instagram, Ledri Vula ka njoftuar se ofron ndihmë për banorët e prekur nga tërmetet.

Reperi dhe familja e tij kanë hapur dyert e shtëpisë së tyre për t’u ardhur sado pak në ndihmë familjeve të prekura.

Ledri njofton se në shtëpinë e tij ka vend për 10 persona dhe 3-4 fëmijë.

“Nuk je vetëm”, shkruan reperi në njoftimin e tij.

0C3BF633-957B-424F-AB2D-CA0F844FAC0A

Në këtë ditë të vështirë të shumtë kanë qenë personat e njohur të ekranit që ofruan ndihmën e tyre. Ata treguan solidaritetin e tyre me anë të vlerave monetare apo strehimit të të prekurve.