“Me vëllain”, Aurela Gaçe ndan foton më të ëmbël nga dasma e saj 6 vite më parë
ëngëtarja e dashur e skenës shqiptare, Aurela Gaçe, është kthyer pas në kohë ditën e sotme duke ndarë një foto nga dasma e saj 6 vite më parë. Ajo ka publikuar një foto krah vëllait, pamjen e të cilit nuk e kishte treguar deri më tani.
“Me vëllain. 20 shtator 2013, ditën e dasmës sime”, ka shkruar Gaçe krah fotos ku shfaqet e veshur me fustanin e bardhë dhe e qeshur. Me siguri këto momente i sjellin Aurelës pas shumë kujtime të bukura nga dita kur kurorëzoi dashurinë me partnerin e saj, Skerdin.
Kujtojmë se sot këngëtarja e njohur është nënë e dy vajzave, Grace dhe Abigail, të cilat duket se kanë trashëguar shumë talente nga mami i tyre./revistawho.com