‘Shkuan për kokainë’/ Mikesha zbërthen telefonatën që e çoi në hotel Hermesin: Na presin dy çuna, hajde hajmë e pimë! Femrat e përdornin sipas qejfit

Ajo parashtron se 28-vjeçari pinte drogë dhe të njëjtën gjë bënte edhe gjithë grupi që kishte shoqëri me të.

Mikesha e Hermes Nikajt, të njohur ndryshe si ‘Zogu i Tiranës’ ka folur  një ditë pas arrestimit të 28-vjeçarit, që ra në pranga për ushtrim dhe shfrytëzim prostitucioni. E ftuar në emisionin “Pa gjurmë”, gruaja e cila ka preferuar të mbetet e paidentifikuieshme ka rrëfyer detaje nga jeta që bënte Nikaj.

Ajo parashtron se 28-vjeçari pinte drogë dhe të njëjtën gjë bënte edhe gjithë grupi që kishte shoqëri me të.

Ndërsa për mbrëmjen e të shtunës, mikesha e ‘Zogut të Tiranës’, gruaja shprehet se dy vajzat mund ta kenë marrë vetë 28-vjeçarin në telefon dhe i kanë thënë të shkojë në hotel sepse i prisnin dy djem. Ajo shton më tej se Nikajn e kanë përdorur femrat sipas dëshirës, pasi ai është i papërtueshëm në dreka dhe kafe ‘qyl’.

Biseda në studio

Mikesha: Shoqëria e Zogut të Tiranës janë të gjithë konsumues të lëndëve narkotike. Edhe vetë ai pi.

Gazetarja Odeta Dume: Pra ju po thoni që të shtunën mbrëma kanë shkuar për të konsumuar lëndën narkotike?

Mikesha: Po, ashtu është. Ndalo kokainën ti pra se nga kokaina vijnë këto gjëra. Të gjithë janë përdorues. Me këdo që rri Hermesi, unë e di që ata pinë drogë. Vajzat i morën për të pirë kokainë dhe për të bërë budalliqe të tjera.

Gazetarja Odeta Dume: Dmth për të kryer seks?

Mikesha: Edhe kjo ndoshta, por nuk përdor femra. Por ai nuk është ndonjë dy metra burrë dhe nuk është gangster.

Mbulohet pas femrave për arsye se gjasme ka të dahsur këtë e ka të dashur këtë. Unë mendoj se e kanë marrë nja dy shoqe në telefon zemra e ado vish të hamë të pimë se nap resin dy çuna në hotel.

Kshu shkon Hermesi është i papërtueshëm, hajde pimë kafe, hajde. Vjen ai, qyl e kam thotë zemra. Femrat e kanë bërë sipas qefit Zogun, si iu donte qejfi e kanë trajtuar. Ai shkonte pas tyre sa në Vlorë, Sarandë e gjithandej.

Dosja.al ka zbardhur detaje të reja në lidhje me skemën e prostitucionit, pjesë e të cilës është edhe Hermes Nikaj, i njohur ndryshe si ‘Zogu i Tiranës’ që është vënë në pranga në orët e para të mëngjesit të një dite më parë.

Vetë Nikaj mësohet se ka mohuar gjithçka duke u shprehur se të gjitha aktivitetet e kryera janë bërë me dëshirë dhe nga dëshira për të eksploruar. Ai ka mohuar të jetë tutor apo të ketë marrë pagesa në këmbim të seksit të ofruar.

Ndërsa një vajzat e arrestuara është zbërthyer para Prokurorisë duke treguar se është përdorur nga Nikaj dhe klientët ia ka gjetur ai.

(f.m/dosja.al)