Shpat Kasapi, gati për tu bërë baba
Në Pop Culture ka qenë i ftuar këngëtari Shpat Kasapi.
Gjatë intervistës me Kilda Hysenbegasin ai ka rrëfyer projektet e reja që priten të vijnë por dhe më të rejat nga jeta e tij sentimentale. Këngëtari ka treguar se tani është beqar dhe është në pritje për një marrëdhënie më të mirë. “Fati vjen atëher kur ti ndihesh që je gati për një lidhje serioze, unë jam kupton por gjërat e tjera që nuk ecin është çështje tjetër”. – ka treguar Shpati
Më tej ai është ngacmuar nga Kilda përsa i përket të kaluares, dhe ai ka treguar se nuk është penduar për të por thjesht dëshiron të shohë nga e ardhmja. “Nuk jam penduar për gjërat që më kanë ndodhur, të bukurat mbeten në kujtime. Dashuritë e të shkuarës nuk i mendoj shpesh sepse shoh nga e ardhmja apo momentalet, madje nuk jam tip që mbaj marrëdhënie shoqërore.
E pas kësaj bisede Shpat Kasapi ka shprehur në Pop Culture dëshirën për tu bërë baba!
“Në lidhjen që do krijoj normalisht dua edhe fëmijë, mendoj se është pjesë e jetës dhe është një ndryshim i mirë. E rëndësishme është të jetë i shëndetshëm”.-ka përfunduar ai.