Ish-kunata sulmon këngëtaren: Liam meriton një më të mirë se ty
Kunata e Liam Hemsworth, Elsa Pataky ka thyer heshtjen për ndarjen e aktorit me këngëtaren Miley Cyrus.
Modelja spanjolle, e martuar me vëllain e madh të Liamit, Chris Hemsworth, ka folur troç për lidhjen e aktorit dhe është shprehur se ai meriton shumë herë më tepër sesa një vajzë si Miley Cyrus.
“Kunati im, epo … pas një marrëdhënie që i ka kushtuar 10 vjet është disi i mërzitur, por ai po përballet mirë, është një djalë i fortë dhe meriton më të mirën”, tha ajo, sipas revistës “Hola!”.