Me këtë gjest, Eva Murati na sqaroi një herë e mirë mbi marrëdhenien e saj të dashurisë

Eva Murati është përfolur prej vitesh për lidhjen e saj me Genar Topallin, por moderatorja ka preferuar të ruaj distancën nga media në këtë aspekt. Mes aludimesh për ndarje e ribashkime, gjesti i Evës mbrëmjen e sotme ka surprizuar ndjekësit.

Eva-Murati-1

Eva-Murati-2

Në llogarinë e saj në Facebook, Murati ka publikuar statusin “Në një lidhje”. Pa treguar më shumë detaje, nisur nga intervista e fundit mund të themi me siguri që djali me fat është Genari. Në “Një ditë me Dojnën” në “Pop Culture”, Eva rrëfeu se beson vetëm tek dashuria e parë, e të gjithë aluduan se moderatorja foli pikërisht për Topallin.

Duket se statusi më i ri i saj konfirmon gjithçka. E natyrisht, tani vështirë se ka më vend për dyshime mbi të kundërtën. /News31.al