Pasi pranoi homoseksualitetin publikisht, Albërije Hadërgjonaj i dedikon këto fjalë Marios

Mbrëmjen e kaluar grimieri i njohur me origjinë shqiptare, Mario Dedivanovic, u surprizua në mënyrën më të bukur nga Kim Kardashian, me të cilën punon prej shumë vitesh. Kim i dhuroi Marios çmimin “Artistic Achievement” në “American Influencer Aëards” të organizuar në “Dolby Theatre”. Pasi mori çmimin nga bashkëpunëtorja e tij, Mario mbajti një fjalim të gjatë plot emocione, gjatë të cilit dhe pohoi drejtimin e tij seksual duke pranuar se kishte preferenca ndaj të njëjtës gjini.

Fjalimi i grimierit u duartrokit nga të gjithë të pranishmit në sallë, megjithatë pas tij nuk ka munguar as mbështetja e shumë personazheve të njohur. Një prej tyre ka qenë dhe këngëtarja, Albërije Hadërgjonaj, e cila i ka dedikuar Marios fjalët më të ndjera dhe të sinqerta.

“Për herë të parë në jetën time, mund të them se zëri yt i engjëllit është mesazhi më i mirë në botë. Zoti na bëri të përsosur. Ai kurrë nuk gabon. Ai të bëri ty qenien më të bukur ndonjëherë. Faleminderit shumë për fjalimin tënd të mrekullueshëm. Ti je një ikonë Mario. Jam shumë krenare për ty”, ka shkruar Hadërgjonaj krah fotos së Marios të publikuar në ‘Instastory’.

Mario-2

Kujtojmë se grimieri i njohur ka qenë më parë edhe në Shqipëri në një ‘master class’ të zhvilluar në Tiranë, krah Anxhelina dhe Agnesa Hadërgjonaj, të cilat mundësuan ardhjen e tij këtu./revistawho.com