“Si t’ja bëjmë për të jetuar?” Poezia e Rozana Radit kushtuar boksierit Çelaj është një thirrje e fortë për reflektim
Në emisionin “Historia Ime” u trajtua historia e Klevis Çelaj, kampionit të boksit që përballet çdo ditë me kushtet e vështira ekonomike.
Ai është një kampion dhe si i tillë është marrë në intervistë nga disa media të rëndësishme në vend, por ka habitur me përgjigjet që ka dhënë, e për më tepër, kur ka treguar se është paguar vetëm 140 mijë lekë të vjetra, si shpërblim për fitoren.
Kundrejt situatës së tij ka reaguar edhe këngëtarja e tekstshkruesja Rozana Radi. Në një shkrim të bërë në rrjetet sociale, marrë shkas nga rasti i Klevisit, Rozana pyet “Si t’ia bëjmë për të jetuar?”
Nuk doja te zgjohesha keshtu sot!
Klevis Cela ka ushqyer veten vetem me nje molle para se te dilte ne ring dhe te fitonte medaljen e arte!
Si tja bejme per te jetuar?
Vishja shpirtin nje femije
Te braktisur te ngujuar
Vish kepucet e nje prindi
Qe me lot ka sofren shtruar
Merri duart nje punetori
Qe per punen su pagua
Pyet nene qe te lindi
Si ja ben per tu gezuar
Merrja zerin nje studenti
Qe ne sheshe ju harxhu
Dhe me thuaj nese mundesh
Si tja bejme per te jetuar
https://www.instagram.com/p/B5FSEj_FRGR/?utm_source=ig_embed