Modeli Erald Farruku dhe partnerja e tij nisin sot programin e ri që do lërë VIP-at pa gjumë!

Modeli, ish-“Mister Durrësi 2016”, dhe blogeri i njohur Erald Farruku ka postuar një foto sot në rrjetet sociale me partneren e tij televizive Alma Çelaj, ku njofton se ka ndryshuar jo vetëm televizion por edhe format televiziv. Pasi ishim mësuar që dy prezantuesit t’i shihnim në një program mode ai njofton për të rejat në statusin në fjalë: “Sonte nisim “MIX&SHAKE”, Ora 19:00, Live në PREMIUM CHANNEL, televizioni më i ri në treg, i profilizuar në “travel”, “lifestyle” dhe “fashion” në 24 orë programacion.

Far-2

Për revista “Story” Erladi tregoi më shumë detaje rreth këtij formati të ri televiziv duke sqaruar: “Çfarë është “Mix & Shake”? Është një format “Talk Show” që zgjat 120 minuta. Do të kemi disa rubrika; Let’s drink, Pa gjumë, Man of the night, Showbiz. Në një prej rubrikave do të kemi për 30 minuta një të ftuar VIP, i cili ka të bëjë me jetën e natës”, tregon Eraldi. Showmani Farruku nis këtë projekt të ri televiziv, pas programit “Si të vishemi”, “Marsi apo Venusi” në “E diell”, etj./Story.al