Kastriot Tusha ankohet që nuk këndoi himnin në stadium: Prita ftesë nga Ardit Gjebrea
Inagurimi i stadiumit “Air Albania” veç shumë komenteve për organizimin apo regjinë, duket se ka lënë të pakënaqur edhe artistë të skenës.
Njëri prej tyre, tenori i njohur Kastriot Tusha, i ftuar te “Procesi Sportiv” me Ed Manushin dhe Ilda Bejlerin, tha se kishte pritur të ishte pjesë e kësaj feste, por ftesa nuk i kishte ardhur kurrë, informon dritare.net.
“Mendova që oganizatori i madh, Ardit Gjebrea që e kishte organizuar hapjen, do të kishte një lloj hierarkie. Unë e kuptoj modernizmin e show-t, por nuk shkon kështu për himnin. Do të ndihesha shumë i respektuar të isha pjesë e atij himni, sepse jam i pari që e kam performuar me ftesë të Armando Dukës. Unë prita një ftesë nga z.Gjebrea, por siç duket nuk e pa të arsyeshme”, ka shprehur indinajtën e tij tenori i njohur.
Më tej ai ka vlerësuar interpretimin e Juliana Pashës dhe Besa Kokëdhimës, por ka theksuar se himni është luftarak, informon dritare.net.
“Himni është pak luftuarak. Unë kisha menduar se do të ndodhte një performancë me 10 tenora, diçka e tillë” – ka përfunduar Kastriot Tusha fjalën e tij./Dritare.net