Fjalimi mes lotësh i Marios: “Sot, për herë të parë qëndroj me shumë krenari si 37-vjeçar gay!”

“American Influencer Awards” për këtë vit iu dha Mario Dedivanovic, grimierit dhe njëkohësisht një prej miqve më të ngushtë të Kim Kardashian. Ishte kjo e fundit që ia dorëzoi çmimin në skenë, pasi Mario u ngjit i emocionuar dhe jo më kot.

Mario-2

Një video e përgatitur enkas për një ditë të veçantë si ajo, ku shiheshin familjarët e grimierit teksa rrëfenin rrugëtimin e tij drejt majave ku qëndron sot. “Mbante një kuti me make up. U përpoqëm ta ndalonim, por ai vazhdoi përpara”, ka treguar ndër të tjera, motra e Marios. Mes emocionesh e lotësh, grimieri ka bërë thirrje për shqiptarët, që të hapin sytë e zemrën, pasi sipas tij shumë fëmijë në botë rriten mes frikërash, dhimbjesh e mendimesh për vetëvrasje, vëtëm nga ankthi se familjarët nuk do t’i pranojnë duke qenë ndryshe.

Mario-3

“Ne s’jemi ndryshe. Jemi njësoj si gjithë të tjerët, të drejtuar nga dëshira për t’u dashur. Sot, për herë të parë qëndroj me shumë krenari si 37-vjeçar gay! Dhe në fund të ditës, ndihem i lumtur sepse jam unë!”, ka thënë Mario mes lotësh, teksa Kim i ka dhuruar një përqafim. Prej 19 vitesh karriere si artist grimi, kyt ka qenë një ndër momentet më emocionuese të Marios. /News31.al