Dashnor Diko tregon për shkëputjen nga muzika, ‘Bëra mirë’

Dashnor Diko ishte i thirrur ditën e djeshme në emisionin e mbasdites ‘Rudina’ .

Këngëtari foli per jetën e tij private duke prezantuar dhe dy djemtë e tij tashmë të rritur Bobi 21 vjeç, ndërsa Xhoni 18 vjeç.Bobi dhe Xhoni kanë pasion notin, ku prej më shumë se 10 vitesh merren me not.

Dashnor-Diko-2

Të dy kanë marrë pjesë në garë të ndryshme kombëtare të notit madje janë vlerësuar dhe me medalje.Ndërsa Xhoni ishte pjesëmarrës dhe në Kampionatin Botëror të Notit në Hungari.
Dashnor-Diko

I pyetur nga moderatorja cila ishte arsyeja e shkëputjes nga muzika Dikou përgjigj:

’Për mua ishte kështu e papritur një ftesë nga njerëzit e familjes sime, për t’i hyrë biznesit. Ishte një variant që doli papritur, normale që ishte diçka e panjohur për mua. E mora këtë iniciativë dhe them se bëra mirë deri diku. Një ndihmë e madhe shumë për mbarëvajtjen e familjes nga ana ekonomike. Por është një fushë që do shumë punë, vëmendje, përkushtim por them se kam bërë mirë.

Dashnor-Diko-3