“Studentja britanike humbi jetën gjatë marrëdhënieve seksuale”, të tjera akuza të rënda për 27 vjeçarin
Një 27 vjeçar është përballur me akuza të forta për vrasjen e një studenteje britanike. Por ai është akuzuar gjithashtu edhe nga një vajzë tjetër për abuzim. Kjo e fundit i tha gjykatës se ai ka tentuar ta mbysë.
Gjatë përplasjes së fortë me të, vajza ka tentuar të shpëtojë, ndërsa ata ishin njohur në ‘Tinder’ e më pas ishin takuar pas komunikimit aty.
Mediat britakine shkruajnë se 27 vjeçari akuzohet për vrasjen e studentes 22 vjeçare Grace Millane, megjithëse ai pretendon se vajza humbi jetën gjatë marrëdhënieve seksuale.
Por kundër tij rëndojnë edhe akuza të tjera të forta. Ndërkaq dy femra të tjera kanë treguar se u është rrezikuar jeta prej tij. Ndërkohë pritet që në javët në vijim të merret vendimi final.
Burimi: The Sun