Xhensila Myrtezaj zbulon planet për zgjerimin e familjes: Do të donim 4 fëmijë

Xhensila Myrtezaj kishte kohë që nuk shfaqej në një intervistë televizive, por sot vendosi të bëhej pjesë e spektaklit “Klanifornia”. Përveç pyetësorit të përgatitur nga Marina Vjollca, Xhensila u përball edhe me disa sfida.

Xhensila-2

Gjatë intervistës këngëtarja tregoi se ka 1 vit e gjysmë që nuk fle gjumë normalisht, pasi gjatë natës duhet të shikojë nëse ka djersitur Ajka, nëse duhet ndërruar, apo nëse duhet të pijë. Xhensila tha se përralla që i tregon më shpesh vajzës është ajo se si mami i saj u martua me një katunar nga Bubqi dhe kjo përgjigje e saj shkaktoi shumë të qeshura tek publiku. Ajo tregoi se çdo ditë i thotë Ajkës ta dojë shumë veten, të rritet me dashuri dhe të dashurojë gjithçka që e rrethon. Xhensila tha se tani ajo dhe Besi nuk e kanë në plan ta zgjerojnë familjen, por do të donin që në të ardhmen të kishin 4 fëmijë.

Xhensila-3

“Duam 2 vajza, 2 djem. Ajkën pa motër s’do e lë. Po edhe pa vëlla s’do e lë. Edhe vëllain s’do e lë pa vëlla”, është shprehur Xhensila. Ndër të tjera ajo ka treguar se martesën me Besin e konsideron si gjënë më të çmendur që ka bërë për dashurinë dhe se Ajka është pjesa e trupit të saj, për të cilën ndihet më shumë krenare. Kujtojmë se vogëlushja e Xhensilës dhe Besit erdhi në jetë në 2018-tën dhe në 1 vjetorin e lindjes ata zbuluan portretin e plotë të saj.