Pjesa më e ëmbël e promovimit të librit të Arbanës ishin dedikimet romantike mes saj dhe Eduartit
Mbrëmjen e djeshme, në shtëpinë e saj, Arbana Osmani ftoi 30 personat më të afërt të jetës për të dhe që sigurisht kanë kontribuar për librin “Receta për 5 minuta” për të bërë kështu në një mënyë ndryshe promovimin e librit “Receta për 5 minuta” që pritet të dalë në shitje këtë javë në Panaritin e Librit.
Duket se gjithçka ka shkuar shumë bukur mbrëmë, të ftuarit kanë kaluar shumë mirë dhe kanë shijuar të gjitha recetat e përgatitura nga vetë Arbana.
Megjithatë, nëpërmjet Instagramit arritëm të kuptojmë edhe momentet më të ëmbla të natës.
Gjithçka nisi me një dedikim nga ana e Eduartit, i cili publikisht rrëfeu emocionet e tij lidhur me këtë sipërmarrje të re të Arbanës.
Nuk mungoi as përgjigja e moderatores e cila ia ktheu më një “Të dua”, po publikisht, në Instastory.
Dashuria ishte kryefjalë e eventit të djeshëm, ndaj nuk kishte si të mungonte në albumet e postimeve edhe Joni i vogël, që siç e quan Arbana, është shefi i saj i preferuar duke qenë se ai shpesh e ndihmon Arbanën në recetat që ajo përgatit.
Kaq ëmbël, besojmë se do të vazhdojë i gjithë rrugëtimi i “Receta për 5 minuta”! /News31.al