U tha se do paguhet 180 mijë euro për këngën e inagurimit të stadiumit, reagon direkt Ardit Gjebrea
Inagurimi i stadiumit të ri, tashmë të quajtur “Air Albania Stadium”, është një nga temat më të dikutuara për momentin, për të cilin është shumë i madh dhe kurioziteti. Ai pritet të jetë gati për tifozët në ndeshjen me Francën më 17 nëntor.
Por në media ditët e fundit ka qarkulluar një lajm, se kantautori Ardit Gjerbrea do të paguhen 180 mijë euro për 3 këngë që zgjasin 8 minuta, në ceremoninë e hapjes së stadiumit.
Për këtë lajm të publikuar nga Syri.net të gazetarit Cim Peka ka reaguar edhe Ardit Gjebrea, i cili në një postim në Instagram shprehet: “Hajde, hajde, po e e gjetët këtë mo??? Mos e merrni në qafë pronarin tuaj me thashetheme se edhe njoh dhe mund të më telefononte dhe të shkruanit një lajm të saktë, për fat të keq është një gënjeshtër e madhe nga ato që për fat të keq nuk ndodhin.”
Pra ky i fundit e mohon lajmin dhe thekson se Çim Peka po merret në qafë nga punonjësit e tij me të tilla shkrime. Moderatori thekson se e njeh gazetarin dhe se mund ta telefononte për të marrë më shumë informacion për këtë lajm.
J.V/Dosja.al